Dy tërmete pas mesnate në Shqipëri, ku ishin epiqendrat dhe me sa magnitutë

Dy tërmete të tjera janë regjistruar pas mesnatës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) tërmetet janë regjistruar në Patok dhe në detin Adriatik.

Marketing

Tërmeti i parë, në Patok, është regjistruar në orën 21:55. Magnituta ka qenë 2.6 dhe thellësia 24 km.

Ndërsa tërmeti i dytë është regjistruar në orën 02:27, në detin Adriatik. Magnituta ka qenë 2.7 dhe thellësia 16 km. Bazuar edhe në raportimet e IGJEUM, nuk janë regjistruar lëkundje të tjera toke mëngjesin e sotëm./Top-channel

Marketing