Dy tërmete të fuqishme “shkundin” Korçën

Dy tërmete të fuqishme raportohet se ka rënë pak më parë në Korçë.

Marketing

Raportohet se tërmetet kanë qenë njëri me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit me magnitudë 3.4, në orën 16:21 dhe tjetri 16 km në Lindje të Korçës me magnitudë 4.4.

Nuk ka ende informacione për dëme. Ndërkohë tërmetet janë ndierë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.

Kujtojmë se prej 1 qershorit vala e tërmeteve të njëpasnjëshme përfshiu qarkun e Korçës, duke dëmtuar qindra banesa në fshatin Floq, Qafëzez dhe Vidohovë.

Marketing