Dybala – Juventus, ky është lajmi i fundit

Paulo Dybala është shumë afër për të nënshkruar kontratë të re me Juventusin.

Marketing

Lojtari u përfol shumë për një largim të tij gjatë verës së vitit 2019, por ‘’Zonja e Vjetër’’ arriti ta bindë lojtarin për të qëndruar.

Sipas asaj që raporton TuttoSport, 24 vjeçari ka arritur akordin me 35 herë kampionët e Italisë, ajo çfarë mungon tani është vetëm nënshkrimi i kontratës së re nga argjentinasi.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me kampionët në fuqi, e cila do ta mbajë atë në Torino deri në vitin 2024.
Dybala është shndërruar në figurat kyçe të Juventusit në këtë sezon. Gjatë 20 ndeshjeve të tij në kampionatin Italian, ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime.