Dybala pozitiv në koronavirus

Paulo Dybala është lojtari tjetër që është prekur me koronavirus.

Marketing

Ylli argjentinas i Juventus, Dybala, është i fundit në listën e lojtarëve të prekur me koronavirus, transmeton lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari, që ndër të tjerash ka shtuar se ai dhe e dashura e tij janë në gjendje të mirë.

“Përshëndetje të gjithëve, dua t’iu informoj se unë sapo kam pranuar rezultatet e testeve të koronavirusit, dhe të dy unë dhe Oriana kemi dalur pozitivë. Për fat të mirë, jemi në gjendje shumë të mirë. Faleminderit për mesazhet. Përshëndetje për të gjithë” ka shkruar Dybala.

Tash e disa javë flitej se Dybala është në mesin e të prekurve, por konfirmimi mungonte. Madje, më herët gjatë javës, lojtari deklarohej se është mirë dhe jo i prekur me Covid.

Sot, ai bëhet lojtari i tretë i Juventus, pas Matuidi e Rugani që infektohet me Covid19.

Marketing