Dybala shqetëson Juven, tamponi i katërt i del sërish pozitiv me Covid-19

Nuk ka asnjë simptomë por Paulo Dybala nuk e ka fituar ende betejën me Covid-19. Sulmuesi i Juventusit ka rezultuar sërish pozitiv edhe në tamponin e katërt që iu nënshtrua, shkruan “El Chiringuito Tv”. “La Joya” ka afro 40 ditë që qëndron në karantinë në shtëpinë e tij në Torino në pritje që të shërohet plotësisht por testet vijojnë të mos i japin dritën jeshile.

Marketing

Disa ditë më parë, Dybala u pa teksa stërvitej në shtëpinë e tij duke dhënë shenja se ishte drejt shërimit por testet thonë të kundërtën. Covid-19 mbetet sërish në trupin e tij pavarësisht se argjentinasi nuk ka asnjë simptomë, shërimi i plotë kërkon ende kohë. Dybala rezultoi pozitiv me coronavirus më 21 mars së bashku me të fejuarën e tij, Oriana Sabatini.

Marketing