Paulo Dybala ka thënë se e gjithë skuadra është përkrah Messit në këto momente të vështira.
Argjentina u nda vetëm me një barazim kundër Islandës dhe tani nuk duhet të gabojë përballë Kroacisë që do të luaj ditën e nesërme.

Në skuadër për barazimin me Islandën është “kryqëzuar” Lionel Messi, pasi ai shkoi dëm nje penallti që do mund ti jepte fitoren Argjentinës.

Por “ylli” i Juventus, Paulo Dybala ka thënë se e gjithë skuadra është përkrah Messit në këto momente të vështira.

“Leo është i pari që do të kalojë këtë moment negativ. Jemi të gjithë me të, të gatshëm ta mbështesin në çdo moment” ka thënë Dybala, përcjell “Albeu”.

Gjithashtu Dybala ka shprehur haptazi edhe dëshirën e tij të madhe që të luaj si titullarë përkrah Messit me kombëtaren e Argjentinës.

“Çdo stërvitje e bëj sikur do të jem titullar. Jam shumë optimist dhe e ndjej se do kem mundësitë e mia për të qenë në fushë”, tha Dybala në konferencën për shtyp mbi takimin me Kroacinë.

Dybala foli edhe për faktin që emri i tij ishte në dyshim deri në momentin e fundit.

“Kam punuar gjithnjë shumë mirë dhe me shumë besim për atë që po bëja”.