Njohësi i zhvillimeve politike në Maqedoni, Artin Spahiu thotë se, patriotizmi manipulativ nga dy komunitetet më të mëdhë në vend mund ti dëmtoj proceset eurointegruese, transmeton agjencia e lajmeve INA.

“Në këtë fazë të rrugëtimit të Maqedonisë drejt europianizimit, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e procesit të ndryshimit të emrit të shtetit përmes ndryshimeve kushtetuese që do të vinin si pasojë e një referendumi të suksesshëm, çdo tendencë për të luajtur me ndjenjat identitare përmes “patriotizmit” manipulativ ( në realitet pseudo patriotizmit) nga dy komunitetet më të mëdha dhe shtetformuese në shtet , përmes kërkesave enorme dhe proces penguese, kanë vetëm një qëllim: Stagnimin e europianizimit të shoqërisë sonë dhe lënien nën ndikimin qarqeve anti europiane, anti shqiptare dhe pro ruso-sllave!”, thekson Spahiu.

Analisti Valon Bela duke komentuar këtë qasje thotë se: I pari që po luan është Kryeministri Zaev. Ai kur flet me shqiptarët deklarohet “граѓани на Македонија” përderisa kur flet me VMRO-në deklarohet “ние сме македонци и никој не ќе може да ни го одрекне македонштината” …

„E paska përmend referundimin e 1991 me mburrje. A ka harruar apo nuk e di që në atë referndum shqipëtarët nuk morën pjesë? Madje shqiptarët si kundërpërgjigje organizuan referendum të tyre për autonomi politike dhe territoriale …“, vlerëson Bela. (INA)

Artikulli paraprakNë Maqedoni marrin kredi për dasma
Artikulli tjetërUashingtoni porosi për liderët në Maqedoni, zyrtari i lartë amerikan prej sot në Shkup