Dyzetë fidanë të rinj nga lloji frashër janë mbjell në Biz Pazar të Shkupit të cilat, sipas kompetentëve, do të ndikojnë ndaj uljes së ndotjes së ajrit.

“Stacioni matës i këtij lokacioni periudhën e fundit tregon koncentrim të lartë të MP10 grimcave, ndërsa me gjelbërimin e kësaj hapësire do të ndikohet në uljen e ndotjes së ajrit. Në mënyrë shtesë, me mbjelljen e drunjve në këtë lokacion, përfundimisht do t’i lirojmë trotuaret nga automjetet. Prioritet në këtë vjeshtë është ripërtëritja e të gjitha pemëve ekzistuese në qendër të qytetit dhe mbjellja e të rejave.

Në Shkup përmes rrugëve të qytetit dhe në mes të bulevardeve ka pothuajse 500 trungje që do të largohen dhe në vendin e tyre do të mbillen pemë të reja”, deklaroi zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu.

Paralajmëroi se këtë vjeshtë do të mbillen 3.500 pemë me cilësi të lartë gjetherënëse në shumë lokacione në komunat e Shkupit.

Javën e kaluar, sipas Salihut, është rikonstruuar shtegu me pemë në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov”, gjegjësisht janë ndërruar 40 pemë të prera dhe të rrëzuara me pemë të reja nga rendi i njëjtë, ndërsa javën e ardhshme do të rikonstruohet shtegu me pemë në rrugën “Franklin Ruzvelt”. Në periudhën në vijim do të ngritet shteg i ri me pemë edhe në Gjorçe Petrov.
Aksionin e realizon Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me komunat e Shkupit.