Dzeko i thotë ‘Po’ Interit

Edin Dzeko do ta lë Romën për Interin.
Sulmuesi boshnjak i ka thënë ‘Po’ një kalimi në verë te Nerazzuri, shkruan Calcio Mercato.

Marketing

Sipas asaj që raportohet Inter do t’i ofrojë Dzekos një kontratë prej 4.5 milionë eurove në vit. Edhe vet lojtari e do një qëndrim në Serie A pasi që edhe i afrohet moshës 33 vjeçare.

Ai ka kontribuuar me tetë gola dhe tre asistime në 27 ndeshje për Romën në sezonin e tanishëm.