Belgjika e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Botës “Rusia 2018”, pas triumfit ndaj Anglisë në ndeshjen për vendin e tretë.

Belgët ishin të hershëm me avantazh, kur Thomas Meunier e dërgoi në portë topin e ardhur nga Nacer Chadli në minutën e katërt.

Anglia u orvat ta barazojë rezultatin, por nuk arriti ta bëjë një gjë të tillë, ndërkaq për ta gjithçka mori fund kur për golin e dytë të belgëve u përkujdes kapiteni, Eden Hazard, i cili e realizoi atë tetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Kështu, ky është suksesi më i madh i kësaj kombëtareje në Kupën e Botës, pasi që në përballjen vitit 1986, kishte humbur në luftën për vend të tretë nga Franca.