E bujshme/ Mediat spanjolle plasin “bombën”, tregojnë të ardhmen e Modric

Në 2018-tën Luka Modric u zgjodh futbollisti më i mirë në botë pasi fitoi “Topin e Artë” duke lënë pas Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Marketing

Ky sezon nuk ka qenë në pritshmëritë e kroatit dhe sipas shtypit spanjoll shkruan se mesfushori i Real Madridit mund të largohet në fund të sezonit. Rikthimi në verë nga huazimet i Dano Ceballos e Martin Odegaard apo blerja e mundshme e Van De Beek do të mbyllnin hapësirat për ish fituesin e Topit të Artë ndaj dhe mundësitë e largimit të tij janë tepër konkrete.

Gjithsesi 35-vjeçari ka shumë skuadra që interesohen duke nisur që nga kampionati italian e ai anglez, por edhe përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mund të merrte një pagë të majme.

Marketing