Nazmi Zekiçi nga Mitrovica, i lindur në vitin 1979 në Prishtinë me emrin Alush Gashi, në emisioin “Përrallë” në First Channel, ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së tij.

Nazmiu, vetëm 3 ditë kishte ruajtur emrin e tij, pasi menjëherë ishte dhënë për adoptim tek një familje tjetër në Mitrovicë, ku edhe i japin emrin Alush.

Prindërit e tij biologjik ishin dy të rinj, të cilët ishin të fejuar, por që nëna e tij biologjike kishte mbetur shtatzënë gjatë pushimeve në det me të fejuarin e saj.

E ëma e Nazmiut, kur kishte mbetur shtatzënë kur ishte vetëm 17 vjeçe dhe familja e daj vendos që ajo ta lind foshnjën, por që menjëherë pas lindjes ta jepnin në adoptim.

Edhe pse i rritur nga dy prindër të mrekullueshëm, ai kur kuptoi se kjo nuk ishte familja e tij biologjike, filloi kërkimin për nënën e tij.

Ai e gjeti atë, duke e takuar pas 35 vitesh. Por, ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi ai e humbi atë pas një kohe shumë të shkurtër, kur ajo ndërroi jetë.

Këtë histori të dhimbshme mund ta ndiqni në “Përrallë me Tupan”, të rrëfyer për herë të parë nga Nazmi Zekiçi:

Artikulli paraprakGjithçka gati për performancën e Era Istrefit në finalen e Botërorit 2018
Artikulli tjetërFjalimi i plotë i Ali Ahmetit në zbulimin e pllakës përkujtuese në Golem të Kavajës