Aroma e kafesë së freskët në mëngjes, jo vetëm që të hap sytë, por edhe të ndez shqisat e përgjumura.

Megjithatë, roli i kafesë në jetën tonë shkon përtej kësaj.

Studimi më i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, thotë se një filxhan kafeje në ditë ju ndihmon të humbni peshë, por edhe të mbroheni nga sëmundjet.

Përpara se të vazhdoni të lexoni, duhet të dini që nuk ka asnjë formulë magjike për rënien nga pesha pa ndryshuar stilin e jetesës.

Me këtë, ekspertët e AgroWeb.org thonë se të dhënat e studimit për kafenë, në asnjë mënyrë nuk nënkuptojnë që ju mund të bini nga pesha duke pirë një filxhan kafe, por në të njëjtën kohë duke ngrënë ushqime të pasura me yndyrë e duke mos bërë aktivitet fizik.

Roli i kafesë në djegien e yndyrnave

Studimi, është i pari që ka zbuluar se si kafeina mund të aktivizojë depozitat e yndyrnave të kafenjta që konsiderohen të mira.

Këto yndyrna ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori dhe të elim.inoni yndyrnat e bardha e të dëmshme nga tru.pi.

Në organizmin e njeriut gjenden dy lloj depozitash dhjamore: të mirat me ngjyrë të kafenjtë dhe të këqijat me ngjyrë të bardhë.

Yndyrnat e kafenjta janë të mira, sepse e nxisin trupin të prodhojë më shumë energji për të dje.gur kaloritë.

Yndyrnat e bardha akumulohen kur tru.pi merr më shumë kalori sesa dje.g.

Aktivizimi i yndyrnave të kafenjta shkakton disa reaksione zinxhir: trupi dje.g më shumë kalori, nivelet e sheqerit në gja.k ulen, kolesteroli ulet dhe kaloritë e djegura ndihmojnë në rënien nga pesha.

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë se hapa të tjerë për rënien nga pesha, përveç shijimit të kafesë së mëngjesit, janë: ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, por edhe gjumi cilësor.

Hap tjetër i rëndësishëm, por jo i fundit për nga rëndësia, është konsumi sa më i lartë i frutave dhe perimeve dhe sa më i pakët i ushqimeve të përpunuara.