E dinte të vdekur, nëna takon vajzën pas 69 vjetësh (FOTO)

Një grua 88-vjeçare është ribashkuar me vajzën që mendonte se vdiq para 69 vjetësh.

Marketing

Genevieve Purinton u takua me të bijën e saj Connie Moultroup të hënën në një shtëpi pleqsh në Tampa, Florida.

Pothuajse shtatë dekada më parë, Purinton 18 vjeçe ishte shtatzënë me një vajzë. Por kur ajo lindi, mjekët i thanë se ajo nuk kishte mbijetuar.

Në atë kohë, Purinton nuk kishte fëmijë të tjerë. Tani, ajo është një nënë, gjyshe dhe stërgjyshe.

Menjëherë pas lindjes Moultroup shkoi për të jetuar në Jug të Kalifornisë me prindërit adoptues. Por tragjedia e goditi sërish Moultroup sepse nëna e saj adoptuese vdiq.

Babai i saj adoptues u rimartua dhe marrëdhënia me njerkën ishte e tensionuar dhe gjatë gjithë kohës ajo imagjinonte për nënën e saj biologjike që do ta shpëtonte nga gjendja në të cilën kishte ngecur.

Kështu që Connie Moultroup nuk i ndërpreu kërkimet për asnjë moment, përcjell gsh.

Kur ato u takuan, ishte një çast magjik në prag Krishtlindjesh. Ato panë që kishin shumë ngjashmëri me njëra-tjetrën.

“Nëna ime nuk u bë kurrë një infermiere për shkak se nuk përballonte shpenzimet, por u bë kuzhiniere. Ndërsa unë punova si infermiere prej 34 vjetësh”, tha ajo.

Marketing