Shefi i partisë popullore evropiane, Zhozef Doll, në Tuiter kërkoi që qytetarët në Maqedoni të “evitojnë bojkotin” në referendumin vijues.

“Populli i IRJM-së do të ketë mundësinë historike të vendosë për të ardhmen e Maqedonisë në referendumin e së dielës. EPP çdoherë e ka mbështetur rrugën eurroatlantike të rajonit si dhe qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të shprehur mendimin dhe të evitojnë bojkotin”, shkroi Doll në Tuiter.