E ëma e Pino Sekondos sot jep deklaratë në Prokurori

E ëma e të vrarit Pino Sekondo, Maja Trpkovska, sot do të japë deklaratë në Prokurorinë e Shkupit.

Marketing

Para disa ditëve Prokuroria hapi hetim për dy të dyshuar për vrasjen e Pinos, të dashurën 22 vjeçare të të ndjerit e cila tanimë është në paraburgim, dhe 27 vjeçarin nga Haraçina, i cili është në ikje dhe i pakapshëm.

Ndryshe, për Pinon janë bërë kërkime që nga dhjetori vitin e kaluar kur u zhduk, ndërsa eshtrat e tij u gjetën në fund të prillit mbi fshatin Luboten.

Prokuroria vërtetoi se ka dëshmi se e dashura e kishte mashtruar derisa 27 vjeçari F.A ka kryer vrasjen dhe e ka groposur trupin në mal të Ljubotenit

Marketing