E FRIKSHME: Aksident në Formula 1, piloti përfshihet nga flakët dhe rrezikon jetën 

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në çmimin e madh të Bahrainit në Formula 1. Piloti me eksperiencë Roman Grosjean u përplas me një nga bordurat anash pistës.

Marketing

Makina e tij mori flakë menjëherë dhe u desh ndërhyrja e stafeve të emergjencës për t’i shpëtur jetën. Piloti reagoi shpejt duke dalë nga makina e tij e cila u shkrumbua e gjitha.

Ekipet e pushimit të zjarrit shpëtuan pilotin, i cili kishte marrë flakë në trup. Fatmirësisht ai është mirë dhe ia doli të shpëtonte nga ajo skenë shumë e rëndë.