E ftuara nga Specialja: Deklaratat e mia nuk do t’ju pëlqejnë, por do t’i përgjigjem ftesës

Ish-luftëtarja e UÇK-së, Raimonda Rreci mbrëmë bëri të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar.
Rreci ka ka sqaruar se në çfarë cilësie është ftuar nga kjo gjykatë.

Marketing

Permës një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se në ftesë nuk ceket se në çfarë cilësie është ftuar mirëpo në dhjetor nga një telefonat që mori prej kësaj gjykate i kanë thënë se do paraqitet si dëshmitare, përcjell lajmi.net.

Ajo ka shtuar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës pasi edhe nëse deklaratat e saj nuk do t’i pëlqejn dikujt.

Postimi i plotë:

Ju falemnderit te gjitheve per perkrahjen qe jeni duke me dhene si permes mesazheve ne media sociale apo edhe telefonatat e panumerta qe kur e bera publike ate njoftimin per ftese. Po me pyesni ne cfare cilesie jam e ftuar ? Ne email por edhe permes kerkeses qe i eshte derguar departamentit te shtetit ketu ne Amerike, realisht nuk ceket se ne cfare kategorie dhe per kete jane duke u marre qeveria Amerikane me gjykaten specjale. Ne telefonaten qe kisha me zonjen Macgregor me date 04.12.2018 me tha se jam duke u cilesuar si deshmitare.

Ishte kerkesa ime qe rasti te dergohej permes organeve zyrtare keshtu qe mbetet te presim per informata te metutjeshme.

Nuk kam plane te mos i pergjigjem gjykates pa marr parasyshe se ne cfare cilesie. Nuk kam asgje te fsheh, mbase deklaratat e mia nuk do ju pelqejne por une do i pergjigjem.

Mbetem krenare me luften tone, ne nuk bem asgje me shume se mbrojtem pragun e deres.

Me respekt

Raimonda Rreci

Marketing