E FUNDIT/ Numërohen 11 000 fletë votimi, sa morën PS, PD, LSI dhe PSD

schedule01:47 – 26 Prill, 2021

KQZ ka numëruar më shumë se 11 000 fletë votimi deri më tani duke nxjerrë rezultatet e para në rang vendi.

Mësohet se deri më tani janë numëruar 11134 fletë votimi, nga të cilat 5708 ose 51.27 për qind janë për Partinë Socialiste; 4317 ose 38.77 për qind janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 825 vota ose 7.41 për qind janë për LSI-në.

Marketing

Ndërkohë, 158 vota ose 1.42 për qind në rang vendi ka marrë PSD e Tom Doshit. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.

Abcneës.al ka filluar publikimin e të dhënave live përmes platformës së saj unike.

Me hapjen e më shumë kutive të votimit, sistemi do të pasurohet edhe më tepër duke nxjerrë një pasqyrë më të plotë të rezultatit të votimit gjatë ditës së djeshme. /abcnews.al

Marketing