Roma është në presion të madh në mbajtjen e lojtarëve.

Roma e di se mund ta humbet Cengiz Underin në fund të këtij sezoni, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.

Manchester United, Arsenal, Tottenham dhe Bayern Munich duan ta transferojnë anësorin turk.

Roma është pajtuar me shitjen e tij, ku po kërkon 100 milion euro nga shitja e tij.

Skuadrat evropiane nuk janë të gatshme ta paguajnë atë shumë, duke ofruar më së shumti 80 milionë.