E hapur dhe konstruktive/ Diplomacia aktive e Bujar Osmanit në drejtim të BE-së

Me qëllim materializimin e vendimit për nisjen e negociatave, nga viti i kaluar përmes miratimit të Kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare, kryediplomati Bujar Osmani ka nisur aktivitete intensive diplomatike.
Ai dje u ka shkruar letra homologëve të tij në BE dhe 50 deputetëve, ndërsa sot nëpërmes një brifingu, bashkë me përfaqësues të sektorit civil vë në tavolinë dosjen evropiane dhe përgatitjet për Strukturën negociuese.

Marketing

“Në këtë pjesë vendi duhet të mbështetet edhe në kapacitetet e sektorit civil, i cili duhet të përfshihet si pjesë integrale e kapacitetit të përgjithshëm për bisedime”, ka qenë i prerë Osmani.

Në takim u bisedua edhe për Forumin e Prespës për Dialog, si platform dhe iniciativë e cila premierën e saj do ta ketë në Konferencën e Parë këtë vit, me 1 dhe 2 qershor, në Ohër dhe Oteshevë, përmes së cilës do të provohemi si kontribues aktiv në ndërtimin dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal, e stabilitetit dhe raporteve të mira ndërfqinjësore, dhe njëkohësisht edhe si model i rrallë i suksesshëm i një shoqërie multietnike funksionale.