E infektuar me COVID,45-vjeçarja përdhunohet në ambientet e spitalit

Një grua 45-vjeçare e infektuar me Covid, dhe e shtruar në një spital në Patna në Indi ka ndërruar jetë, teksa pretendohet se është përdhunuar nga 3 persona brenda spitalit në të cilën ishte e shtruar.

Marketing

Vajza e gruas së ndjerë është shprehur se nëna e saj është shtruar në Spitalin ‘Paras HMRI’ në Patna më 15 maj.

“Ajo kishte simptoma të Covid-19 dhe kështu ne e e shtuan atë në Spitalin Paras HMRI. Gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë, kur është shtuar në spital ka qenë e mire,”tha vajza.

“Nëna ime u abuzua seksualisht nga tre persona brenda këtij spitali dhe ma ka thënë këtë gjë një ditë më pas, pra në 16 maj. Që atëherë gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, ”tha vajza e gruas së ndjerë.

Ndërkohë vajza e viktimës e cila pretendohet se është përdhunuar brenda spitalit vijon më tej.
“Unë dyshoj se mjekët në spital e intubuan mamanë time, në mënyrë që ajo të mos mund të jepte deklaratën e saj në polici. Teksa tani ata e kanë shpallur atë të vdekur, ”tha ajo.

Nga ana tjetër autoritetet nga spitali kanë hedhur poshtë akuzat e vajzës. Gupta nga ekipi i menaxhimit të spitalit nëpërmjet një deklarate të hollësishme me shkrim hodhi poshtë akuzën e përdhunimit.

Sipas deklaratës, “Pacienti u shtrua në spitalin tonë në 15 maj, me simptoma të Covid. Më 16 maj në mbrëmje, pacienti ishte perkeqësuar dhe nuk po arrinte të mbushej me frymë edhe pse rrjedhja e oksigjenit ishte e lartë kështu që mjekët vendosën ta intubonin. Pacientja pasi u vendos në intubim nuk tregoi shenja rikuperimi dhe parametrat e tjerë vazhdonin të përkeqësoheshin. Prognoza e dobët e pacientit u është shpjeguar të afërmëve të pacientes. Fatkeqësisht, pacientja humbi betejën e saj me Covid në mëngjesin e 19 majit. Vajza e pacientes ka pohuar se pacienti ishte keqtrajtuar nga tre personel, të cilët ajo nuk ishte në gjendje t’i identifikonte midis orës 6 të mëngjesit të 16 majit dhe 11 të 17 majit. Kjo çështje u mor në dorë nga menaxheri i spitalit dhe u bë një hetim i brendshëm bazuar në të njëjtën gjë. Pas hetimit, menaxheri i spitalit kishte ndarë përfundimin e tij me autoritetet përkatëse se një incident i tillë nuk ka ndodhur në ambientet e spitalit. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar kujdesin më të mirë për pacientët tanë dhe ne do të mbështesim dhe zgjerojmë bashkëpunimin tonë në të gjitha hetimet dhe çështjet e lidhura me këtë rast,” përfundoi një perj anëtareve të stafit të spitali privat.
Kujtojmë që India ka patur raste të shumta të COVID-19 ç’ka ka bërë që shpesh të tejkalohen kapacitetet.