E ironizoi pas festivalit, Alketa i kthehet Xhemit: Pseudonimi Xhemile të shkon më shumë

Alketa i është kundërpërgjigjur Xhemit.
Pas Festivalit të Këngës, moderatorët e ‘Portokallisë’, Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi e thumbuan publikisht Alketa Vejsiun me anë të një videoje ku kanë imituar veprimet e saj.

Marketing

“Për 1 vit njëherë nuk dua të dëgjoj këngë! Ika të ndërrohem njëherë se kam 5 minuta me këtë veshje. Si mund të rri robi 5 minuta me një veshje?”, shprehej Xhemi, transmeton xing.
Alketa ka reaguar sot pas kësaj videoje nëpërmjet revistës së saj “Class”, ku ka postuar një foto të vjetër të Xhemit dhe i shkruan të vazhdojë karrierën në aktrim sepse mund të fitojë një kupë në ‘Golden Globes’.

Postimi i revistës: “Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit! Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!

1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e
bukur Xhemi!

2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!
3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden
Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë
të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka
rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!
Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!
Juve si ju duket më mirë ?
Dikur apo Sot?”

Marketing