E jashtëzakonshme, LeBron James shënon pesë tre-pikësha radhazi

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James ishte në formë të jashtëzakonshme të martën kundër San Antonio Spurs, duke goditur pesë treshe radhazi në çerekun e katërt.

Marketing

Sigurisht, kur LeBron realizoi gjuajtjen e tij të pestë radhazi nga jashtë zone, lojtarët e Lakers shpërthyen në festë. Sidoqoftë, trajneri i Spurs Gregg Popovich nuk ishte i lumtur.

Lakers tash arrijnë dy fitore radhazi pasi mbrëmë fituan me rezultat 129-102.

‘Mbreti’ përfundoi ndeshjen me 36 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime.

Marketing