E ka harruar pasvordin e Bitcoin, gjermani po humb pasuri prej 185 milionë eurosh

Stefan Thomasit i kanë mbetur vetëm dy mundësi që ta kthej pasurinë e tij prej 240 milionë dollarësh [197 milionë euro].

Marketing

Thomas një programer nga San Francisco, kishte fituar 7,002 Bitcoina, si shpërblim për të bërë një video që shpjegon se si funksionon kriptovaluta.

Në kohën kur ai u pagua, Bitcoin kishte vlerën ndërmjet 2 dollarë deri 6 dollarë, përcjell Telegrafi.

Aktualisht kjo kriptovalutë po tregtohet me 34 mijë dollarë dhe vlera e ‘kuletës’ së tij dixhitale është 240 milionë dollarë. Por, ai e ka harruar passwordin që t’i kyçet kësaj pasurie.

Pse vlera e Bitcoinit është rritur 700 për qind që nga fillimi i pandemisë COVID-19?

Thomas deri më tani ka provuar tetë herë, në mënyrë të pasuksesshme, që të kyçet dhe nëse ai provon edhe dy herë, të dhënat e tij që gjendet në disk do të enkriptohen dhe ai kurr nuk mund t’i sheh ato para.

“Unë thjesht shtrihem në shtrat dhe mendoj për këtë. Më pas futem në kompjuter me një strategji të re dhe nuk funksion. Jam i dëshpëruar”, thotë Thomas.

Eksperti i sigurisë, Alex Stamon ka thënë se ai mund të qaset në Bitcoinat e tij brenda gjashtë muajve, nëse Thomsa ia ofron 10 për qind të vlerës.

“Për 220 milionë dollarë Bitcoina të bllokuar, ju nuk duhet ta provoni 10 herë fjalëkalimin, por dërgoni profesionistëve 20 IronKeys dhe prisni gjashtë muaj për të gjetur një kanal anësor. Do ta bëj për 10 për qind. Më telefono”, ka shkruar Stamon në Twitter.