E kanë kërcënuar Menduh Thaçin

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi pas konferencës së sotme për media, u pyet nga gazetari i TV21, se a është e vërtetë se jeni kërcënuar personalisht?

Marketing

Thaçi u përgjigj duke pohuar se ka pasur një kërcënim të tillë dhe për këtë ka njoftuar gjithë organet e sigurisë në shtet si dhe personalisht ka pasur takim.

“Po kam pasur, këtë çështje u’a kam lënë në dorë institucioneve të cilat merren me çështjen e sigurisë, nuk kam asnjë frikë dhe asnjë shqetësim”, theksoi Thaçi.

Thaçi gjithashtu theksoi se sot do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të ketë takime atje për këtë çështje.

Marketing