E kërkon Juventus, Isco merr vendim befasues

ashmë është bërë e ditur se Isco Alarcon e dëshiron largimin nga Real Madrid.

Marketing

Isco Alarcon nuk është i lumtur me trajtimin që i bëhet në skuadër, andaj kërkon të largohet nga Real Madrid.

Gjigantët spanjollë thuhet se janë të pavendosur për të ardhmen e mesfushorit, me Santiago Solari të gatshëm ta lë të shkojë, por Florentino Perez nuk dëshiron ta shet atë.

Tuttosport raporton se Juventus është i interesuar për të dhe do të hidhen në sulm për ta sjellë atë në Torino, por Isco nuk është i interesuar të largohet nga Real Madrid në janar.

Një arsye pse ai nuk do të largohet në janar, sepse gruaja e tij pret një fëmijë të dytë shumë shpejt. Por opsioni i nënshkrimit të tij në verë është ende i hapur.