E kishte kthyer lokalin në pikë lojërash fati, arrestohet 46 vjeçari në Tiranë

Një 46 vjeçar me iniciale A.N., banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë nga policia.

Marketing

Ai ka rënë në prangat e policisë pasi lokalin që administronte ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Aktiviteti i lojërave të fatit u ndalua në Shqipëri me vendim të Parlamentit në janar të 2019-s.

Njoftimi i policisë

-Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasi A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bar kafen që administronte ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuterike, e cila shërbente për këtë aktivitet të kundërligjshëm./tch

Marketing