E konfirmon Ballkani: Mevlan Zeka përfundon operimin, mungon 6 muaj

11:33 | 12 Maj 2021

Marketing

Klubi i Ballkanit ka njoftuar sot se lojtari i tyre, Mevlan Zeka, ka përfunduar me sukses operimin e tij.

Zeka u lëndua në ndeshjen ndaj KF Arbërisë, të cilën skuadra nga Suhareka e humbi me rezultat 3-2, raporton lajmi.net.

“Mevlan Zeka ka përfunduar me sukses operimin ne krahun e majtë , lendimin e pësoj gjatë ndeshjes me KF Arbërinë ku doli lëndim serioz”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ata gjithashtu konfirmojnë se lëndimi do ta mbajë Zekën jashtë fushave për 6 javë./Lajmi.net/

Mevlan Zeka ka përfunduar me sukses operimin ne krahun e majtë , lendimin e pësoj gjatë ndeshjes me KF Arbërinë ku…

Posted by FC Ballkani on Wednesday, May 12, 2021

 

Marketing