E konfirmon Borrell: Lajçak do të jetë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikat e Jashtme, Joseph Borrell e ka konfirmuar emërimin e Miroslav Lajçak si i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Marketing

Me anë të një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se Lajçak është një diplomat me përvojë, që ka besimin e plotë nga BE, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se është i sigurt se Lajçak do ta kryejë një punë të mirë si i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Miroslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me eksperiencë që gëzon besim të plotë nga BE-ja. Jam i sigurt që ai do të bëjë një punë të shkëlqyer si i dërguar special i Bashkimit Evropian për të rifilluar dialogun Beograd – Prishtinë”, ka thënë Borrell në këtë postim.

Kujtojmë se për emërimin e Lajçak kritika të ashpra dhe mospajtime ka pasur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai dje tha se misioni i tij i ri është i destinuar të dështojë për shkak se shteti prej nga vjen Lajçak, Sllovakia nuk e njeh Kosovën.

Marketing