E konfirmon edhe gazeta e Madridit: Ky do të jetë klubi i ri i Neymarit

Neymar pritet të largohet nga Paris Saint-Germain.

Marketing

Neymar do të largohet nga Paris Saint-Germain duke u rikthyer te Barcelona.

Spekulimit të madh nga javët e fundit po i vijnë konfirmime nga media të mëdha evropiane.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan sot se ylli brazilian pritet të jetë blerja e madhe e klubit katalan, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mirëpo, rikthimi i Neymarit do të ketë një çmim të lartë për buxhetin e Barcelonës.

Neymar ka kërkesa të mëdha për rrogë si dhe çmimi i rikthimit të tij nga PSG mund të shënojë record të ri në futbollin botëror.

Marketing