11:21 | 15 Maj 2021

Hera e dytë në stolin e Real Madridit nuk i ka dalë ashtu siç priste Zinedine Zidane edhe pse ka gjithë besimin e bordit dhe presidentit Florentino Perez.

Trajneri është lodhur dhe ‘ngopur’ nga ky sezon, në të cilin ai nuk përforcojë klubin me transferime të reja dhe e ardhmja e tij u vë në pyetje vazhdimisht nga shtypi dhe tifozët, transmeton lajmi.net.

Todofichajes.com mëson se francezi nuk dëshiron të vazhdojë te Real Madrid, mirëpo do të dëgjojë për oferta të tjera.

Ai nuk do të përjashtonte mundësinë për të trajnuar kombëtaren e Francës ose edhe Juventusin.

Mediumi spanjoll konfirmon se Zidane ka marrë vendimin e tij tanimë, e gjithashtu ai nuk ka pasur të bëjë me fitimin e La Ligas apo jo./Lajmi.net/

Artikulli paraprakKaos në punktin e vaksinimit në Poliklinikën Bukuresht
Artikulli tjetër“O çfarë bëra, më vdektë goca!” tronditja e Marjus Demës pas vrasjes së shokut, dëshmia e vrasjes tek “5 Maji”