E konfirmon kushëriri: “Pochettino mund ta zëvendësojë Allegrin te Juventusi”

Mauricio Pochettino mund të largohet nga Tottenhami për t’iu bashkuar Juventusit, thotë kushëriri i tij.

Marketing

Argjentinasi është një ndër kandidatët për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin, që konfirmoi largimin pas triumfit në Serie A.

Pochettino ishte lidhur në të kaluarën me Manchester United dhe Real Madrid, para se këto skuadra të blindohen me Ole Gunnar Solskjaer dhe Zinedine Zidane.

47-vjeçari disa herë ka përsëritur se ky mund të jetë sezoni i fundit te Tottenhami dhe sipas kushëririt të tij, Daniele, që jeton në Itali, Pochettino është i hapur shkojë te Juve.

“Për mendimin tim, është e mundshme që (Pochettino ta zëvendësojë Allegrin), sepse Mauricio është trajner që ka treguar se di të punoj dhe arritja në finale me Tottenham është shembulli më i mirë”, tha ai për Tutto Juve.

“E kam takuar atë disa muaj më parë, është person shumë i mirë. Natyrisht, objektivi i “Zonjës së Vjetër” është Champions League dhe kushëriri im është trajneri i duhur për këtë klub”.

“Ai ka treguar se ka eksperiencën e duhur për të drejtuar në Evropë. Të gjithë familjarët do të donin të shohin atë në Juventus”.

Marketing