E konfirmon Raiola: De Ligt ka arritur marrëveshje me Juventus

Më në fund është konfirmuar e ardhmja e lojtarit holandez, Matthijs De Ligt.

Marketing

Agjenti i De Ligt, Mino Raiola, ka konfirmuar se klienti i tij ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Serie A, Juventus.

Kjo marrëveshje është personale, dhe tashmë ka mbetur që Juve të bind edhe skuadrën e Ajax Amsterdam, e cila së fundmi ka rritur kërkesat.

“Është a rritur marrëveshje me Matthijs, dhe krejt çka mbetet është të zgjidhet situata me Ajax” ka thënë Raiola për ‘De Telgraaf.

Meqë akoma nuk ka ndonjë marrëveshje në tavolinë, lojtari sot do të stërvitet me kampionët e Holandës.

De Ligt do të fitojë rreth 12 milionë euro për sezon me marrëveshjen e arritur me ‘Zonjën e vjetër’.

Marketing