E konfirmon Romano, Barcelona në negociata direkt me Depay

23:41 | 17 Maj 2021

Marketing

Barcelona vazhdon të jetë në negociata direkt me sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay.

Holandezi u largua nga agjencia SEG dhe do ta vendos të ardhmen me avokatët e tij, transmeton lajmi.net.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se Barcelona është në negociata direkt me Depayin, të cilit do t’i ofrojnë kontratë dy ose trevjeçare.

“Barcelona është në negociata direkt me Memphis Depay, nuk do jetë kontratë afatgjatë, vetëm dy ose tri vite”, shkroi ai.

Ndërkohë, Barcelona pritet të kompletojë transferimet e Eric Garcias dhe Sergio Agueros sapo të përfundojë sezoni./Lajmi.net/

Marketing