E konfirmon Tuchel: Kepa do të luajë në finale

15:14 | 14 Maj 2021

Marketing

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se Kepa Arrizabalaga do të jetë në portë në finalen FA Cup.

Chelsea dhe Leicester City do të luajnë në finale të FA Cup këtë të shtunën dhe synojnë të fitojnë trofeun e parë këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Tuchel ka konfirmuar se Kepa do të jetë në portë, kjo pasi ai i ka dërguar deri në finale me disa prej pritjeve të mira që i ka bërë.

“Ai na solli në finale, kështu që ai meriton të luajë finalen”, ka thënë Tuchel.

Ky mund të jetë trofeu i parë i Tuchel me skuadrën e Chelsean, ndërsa do të ishte historike për Leicesterin të fitonte një trofe./Lajmi.net/

Marketing