E kryer, Grealish transferohet te Man City

Jack Grealish karrierën do ta vazhdojë te Manchester City.

Marketing

Pas shumë negociatave më në fund Grealish do të transferohet te Man City.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes dy klubeve tashmë është arritur dhe mesfushori do të kalojë te City.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

25-vjeçari pritet të kryej sot testet mjekësore, më pas do të kompletoj transferimin për shifër rekord rreth 117 milionë euro.

Anglezi ishte objektivi kryesor i trajnerit të ‘Citizns’ Pep Guardiola dhe më në fund arriti të sigurojë shërbimet e tij.

Tani klubi anglez do të hidhet në sulm për të sjell në ekip edhe sulmuesin Harry Kane.

Marketing