“E Majta” përkrah Gordana Siljanovskën në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Partia maqedonase “E Majta” në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të mbështet kandidatet e opozitës Gordana Siljanovska-Davkova. Siç njoftojnë nga “E Majta”, ky vendim është marrë në mbledhjen e mbrëmshme.

Marketing

Nga kjo parti Siljanovskën e konsiderojnë si kandidate atipike për kryetare shteti. Ata thonë se edhe përkundër mospajtimeve në disa çështje, Siljanovska ka kredibilitet që t’i kundërvihet politikës së koalicionit LSDM-BDI, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mbështetja jonë për Siljanovskën është personale dhe jo pro-OBRM-PDUKM-së. Bashkëpunimi jonë me profesoreshën daton që nga koha e plenumit të profesorëve”, thonë nga “E Majta”.

Ata shtojnë se Siljanovska duhet ta mbajë fjalën dhe të mos bie nën ndikimin e partive të mëdha LSDM, BDI dhe OBRM-PDUKM.

Marketing