E mbanë peng në dyqan borxhliun

Në Deçan ka ndodhur një rrembim i një personit me datë 3 prill.
Nuk ia pagoi borxhin që i pati për blerjen e tokës. Andaj, qytetari i revoltuar e rrëmbeu borxhliun e tij dhe e mbylli në një lokal, duke kushtëzuar që nuk do ta lirojë pa ia kryer obligimet financiarë.

Marketing

Aty e mbajti për 24 orë, deri sa rastin e zbulojë policia.

“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili për arsye të një borxhi e kishte mbyllur për 24 orë në lokalin e tij viktimën mashkull K/Shqiptar, duke e kushtëzuar që nuk do ta liroj derisa ti kryente borxhin për një pronë- parcelë toke”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti është induar nga organet e rendit për ‘rrëmbim’.

Marketing