E moshuara që nuk ka shtetësi, Pajaziti: Dua t’i gëzoj të drejtat sikur të tjerët

Safije Pajaziti edhe pse ka lindur në Maqedoninë e Veriut, nuk ka asnjë dokument me të cilin e dëshmon ekzistimin e saj në këtë shtet. Ajo me vite të tëra kishte një kërkesë të vetme, të pajiset me librezë shëndetësie, sa për të shkuar në mjek. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Djali i saj ka tentuar që t’i sigurojë certifikatë të përkohshme. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i kanë thënë se dokumentin do ta marrë pas dy muajsh, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Marketing

Unë jam duke kërkuar prej shteti të më rregullojë dokumentet, të paktën të kem librezë për të shkuar në mjek – u shpreh Safije Pajaziti, apatrid.

“Kjo është shtëpia e të moshuarës Safije Pajaziti të cilën e vizituam rreth dy vite me parë. Ajo kishte vetëm një dëshirë, të ketë një librezë shëndetësore… Safija nuk ka asnjë dokument tjetër si shtetase e Maqedonisë, përveç një certifikatë martese, edhe pse është e lindur në Maqedoni. Gjatë këtyre dy viteve askush nuk ka trokitur më derën e saj për t’i ofruar zgjidhje. Ne u rikthyem përsëri për të parë se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe”.

Dëshira më e madhe Safijes ende nuk është realizuar.

Prej shtetit kërkoj të më rregullojnë dokumentet së pari, të gjitha. Te kem pension, të kem librezë. Dua t’i kem të drejtat unë dhe të gjitha shoqet e mia që s’ kanë dokumente. Më fotografuan, shko-eja, certifikatën nuk ia japin.
A do ishe gëzuar nëse do të të kishin rregulluar dokumentet?
Po si nuk gëzohem, gëzohem edhe pse jam e moshuar” – u përgjigj Safije Pajaziti, apatrid.

Djali i saj ka tentuar që t’i sigurojë certifikatë të përkohshme, që kësaj kategorie të qytetarëve ua mundëson Ligji për Personat Pa Status Të Rregulluar, në rast se të njëjtë plotësojnë kushtet e theksuara ne dispozitat e ligjit ne fjale. 5 muaj më parë, kur edhe ka aplikuar, nga Ministria për Pune dhe Politikë Sociali i kanë thënë se certifikatën do ta marrë pas dy muajsh, por diçka e tillë ende nuk ka ndodhur.

Po më jemi lodhur me këto dokumente prej kur ja kemi filluar. Tani u bë vështirë me dokumente të shkosh në spital, e pa dokumente nuk të marrin në dorë.01:12 Para disa vitesh edhe vet kryeministri Zoran Zaev kishte thënë se çdo qytetar i Maqedonisë që nuk ka shtetësi do ta marrë shtetësinë – deklaroi Afet Pajaziti, biri i Safijes.

Nga rreth 700 të paraqitur për t’u regjistruar në Librin Amë të përkohshme, vetëm 95 janë pajisur me certifikata. Të gjithë qytetarët që regjistrohen në Librin Amë të Përkohshëm mund të gëzojnë të drejtën për arsimim, kujdesi shëndetësor, mbrojtja sociale, punësimi me sigurim të detyrueshëm shoqëror, në të njëjtat kushte si shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ekspertët vlerësojnë se me sjelljen e Ligjit për Regjistrim të Personave pa Status të Rregulluar, shteti vetëm sa ka komplikuar gjithçka duke vendosur dy sisteme paralele. Në vendin tonë flitet për mijëra persona që nuk kanë shtetësi, por numër të saktë nuk posedon askush.

Evi Shkopi- Alsat.mk

Marketing