E pabesueshme, CR7 ishte fillimisht i Milan-it

Si një rrufe në qiell të hapur ka mbërritur lajmi më i fundit nga kampi kuqezi i Milan. Djajtë kanë qenë vetëm një hap larg blerjes së Cristiano Ronaldo. Futbollisti portugez jashtë serie kishte lënë të kuptohej se dëshironte të ndryshonte ambient dhe të provonte një kampionat tjetër. Pikërisht për këtë arsye, sikurse raportohet nga mediat italiane, Milan bëri një tentativë për të bindur CR7 që të vvishet kuqezi. Por, ndërrhyrja e Marotta dhe Paratici ndryshoi gjthçka, me asin portugez që zgjodhi të shkojë në Torino, te Juventus.

Marketing

Ideja i kishte lindur pronarëve dhe drejtuesve të mëparshëm, të cilët kishin marrëdhënie të mira me menaxherin e CR7, Jorge Mendes, që mendoi të sillte portugezin në Milano. Të gjendej fuqia ekonomike për të realizuar këtë transferim nuk do të kishte qenë aspak një mision i pamundur për kuqezinjtë, me Real Madrid që do të kishte favorizuar Milan. Por mungesa në Champions League dhe interesimi i bardhezinjve ka bllokuar më pas tratativat mes Milan dhe Cristiano Ronaldo.

Marketing