E pabesueshme: PSG refuzon ofertën e çmendur të Real Madrid për Neymar

Neymar vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes në afatin kalimtar të verës.

Marketing

L’Equipe raporton se Paris Saint-Germain ka kundërshtuar përpjekjet e Real Madrid për ta transferuar anësorin brazilian në kryeqytetin spanjoll.

‘Los Blancos’ kanë rritur ofertën e tyre duke i dhënë ekipit francez 100 milionë euro plus jo më pak se tre lojtarë – që besohet të jenë James Rodriguez, Gareth Bale dhe Keylor Navas.

Por PSG nuk pati mëdyshje, duke refuzuar ofertën menjëherë, ndërsa Barcelona dhe Juventus mbeten në kërkim të firmës së brazilianit.

Duket se kampionët e Ligue 1 janë në kërkim vetëm të 222 milionë eurove në mënyrë që të lirojnë 27-vjeçarin nga skuadra.

Marketing