E papritur, Anjeza Shahini në pritje të ëmbël

Prej kohësh këngëtarja Anjeza Shahini jeton në Londër sëbashku me bashkëshortin e saj.

Marketing

Por Shahini këto kohë nuk ka qenë aspak aktive në rrjete sociale duke mos postuar në profilet e saj në Instagram apo Facebook. Por postimi që ajo ka bërë dje i ka lënë të gjithë me gojë hapur. Këngëtarja është 20-javëshe shtatzënë dhe vetëm dje e tregoi këtë lajm për të gjithë ndjekësit e saj.

“Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por sic e shikoni kam qenë pak e ngarkuar,”-përfundon Shahini me një foto ku tregon barkun e rrumbullakosur.

Megjithatë Anjeza nuk ka dashur të ndajë ende se cila është gjinia e fëmijës që po pret së bashku me bashkëshortin diplomatin Paul Edward Conolly.

Marketing