E papritur/ Shtyhet ndeshja e rëndësishme në Europa League, ja arsyeja

Shkurti po rezulton gjithnjë e më problematik sa i takon ecurisë noramle të zhvillimit të aktiviteteve sportive.

Marketing

Fillimisht frika nga Coronavirusi dhe tashmë kushtet e këqija atmosferike. Pikëisht ndeshja për llogari të Europa League mes Red Bull Salcburg dhe Eintraht Frankfurt, e cila ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme nga ora 21:00, nuk do luhet sot.

Pikërisht ky njoftim vjen nga të dyja klubet, të cilat do të luajnë këtë ndeshje në një ditë tjetër. Shkak për shtyrjen e kësaj ndeshje është bërë moti i keq. Së fundmi është bërë një paralajmërim për një stuhi në Austri dhe për këtë arsye është marrë vendimi, që ndeshja e sotme të shtyhet për një ditë tjetër.

Marketing