E parkon keq veturën e shtrenjtë, kalimtari i lë shoferit një mesazh interesant! (Foto)

Një shofer sot nuk ka dashur që veturën e tij të re dhe të shtrenjtë ta parkoj në vend e pavend.

Marketing

Ai duke u kujdesur për të që mos të preket nga veturat tjera, e ka lënë atë në një park që shfrytëzohet nga qytetarët në Dardani, transmeton Indeksonline.

Në fotot të cilat i ka dërguar një lexues shihet se ky veprim i shoferit i ka penguar një kalimtari të rastit, i cili i ka lënë një mesazh në xhamin e pasmë.

“Kerrin e mirë, hallall! Po, parkun mos e dëmto, të lutem!”, i ka shkruar kalimtari atij në një letër.
Ky rast nuk është i vetmi, pasi që në rrugët e Kosovës shpesh hasen vetura të parkuara vend e pavend.

Marketing