E përditshmja zvicerane “Blick” ka raportuar rreth iniciativës së kosovarit nga Nju Jorku, Rilind Rekës, për të mbledhur fonde për ta paguar gjobën e shqiptuar nga FIFA ndaj yjeve shqiptare të Zvicrës, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, si dhe kapitenit të tyre, Stephan Lichtsteiner, i cili iu bashkua dyshen për të festuar duke e bërë shqiponjën në ndeshje kundër Serbisë në Kupën e Botës.

Organi qeverisës i futbollit botëror vendosi dje t’i gjobisë Xhakën (10.000 dollarë), Shaqirin (10.000 dollarë) dhe Lichtsteinerin (5.000 dollarë) për “sjellje të pahijshme”.

Blick shkruan se “shqiptarët e Kosovës duan ta zgjidhin këtë vetë. Tifozi i ekipit kombëtar nga Nju Jorku, Rilind Reka, e ka nisur iniciativën për grumbullimin e të hollave të hënën në mbrëmje. Gjatë natës janë mbledhur mbi 8.000 dollarë”.

Për më tepër, Blick raporton se iniciativa e tij është shpërndarë 2.700 herë në Facebook dhe Tëitter. Dhe se deri në orën 3 të mëngjesit janë mbledhur më shumë se 8.000 dollarë, mjaftueshëm sa për ta paguar gjobën e Lichtsteiner.