E pranon Vuçiq: Ivanoviqin ka mundur ta vrasë ndonjë serb

Më 16 janar 2018 para selisë së partisë së tij në veri të Mitorovicës, u vra politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Tashmë po bëhen një vit nga vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Në lidhje me këtë vrasje së fundmi ka folur edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Marketing

Siç raporton FoNet, presidentit i Serbisë për herë të parë e ka pranuar se prapa vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, mund të qëndroj një serb.

“Shqiptarët dhe shumë serbë gjatë gjithë kohës po përpiqen të akuzojnë shtetin serb për vrasjen Ivanoviqit. Kush mendon kështu nuk është normal ose është i sëmurë me urrejtje”, tha Vuçiq.

Rreth deklaratave që disa politikan serbë kanë thënë se janë ‘banda’ e Vuçiqit ajo që e ka vrarë Ivanoviqin, Vuçiq thotë se ajo po bëhet për të fituar autoritet.

“Ata akuzojnë vendin e tyre pa ndonjë dëshmi. Ku ndodh kjo nevojë patologjike për të aplikuar të keqen ndaj vendit të vet. Ata duan ta përdorin këtë për të më rrëzuar nga pushteti, sepse ata nuk kanë asgjë tjetër”, tha Vuçiq.

Ai ka paralajmëruar se shërbimet e sigurimit të Serbisë do të dalin së shpejti për të njoftuar për njohuritë e tyre rreth vrasjes së Ivanoviqit.

Vuçiq thotë se duhet pritur edhe pak më pas të komentohen mbi atë që do të plasohet.