E premtja e zezë/Dyqane të mbyllura,italianët shpenzuan online 83 mln euro

Për ata që pëlqejnë të bëjnë shopping e premtja e fundit e nëntorit, ose ndryshe e premtja e zezë është dita më e shumëpritur e vitit. Kjo për faktin sepse shoqërohet nga ulje dhe promocione të nisura në SHBA, por më pas të përhapura edhe në Europë.

Marketing

Por këtë vit, Italia e ka modifikuar qasjen ndaj kësaj dite për shkak të Covid 19 duke e kthyer gjithçka online.

Mbyllja e detyruar e dyqaneve dhe qendrave tregtare në zonat e kuqe dhe në ato portokalli ka  çuar në mënyrë të paevitueshme drejt shitjeve online. Sipas të dhënave janë 83 milionë euro xhiro që ka kaluar nga dyqanet fizike në web.

Sipas shoqatës së tregtisë dhe modës në Itali, janë 25 milionë euro të shpenzuara për veshje dhe aksesorë, 20 milionë për lodra fëmijësh, 15 milionë euro për teknologji dhe elektroshtëpiake dhe rreth 300 mijë dollarë të shpenzuar për libra, të gjitha të transferuar përmes shitjeve online.

Daily life in the “black friday” time during the second wave of the Covid-19 Coronavirus pandemic? in Milan, Italy, 26 November 2020.
ANSA/MATTEO CORNER
Marketing