E reja shqiptare vdes pas dhunës barbare të bashkëshortit (EMRI+FOTO)

23-vjeçarja shqiptare Elena Alinj mbeti viktimë e dhunës bashkëshortore. Ajo humbi jetën pasi u rrah në mënyrë barbare nga bashkëshorti i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Pasi e dhunoi, ai nuk njoftoi urgjencën dhe e reja humbi jetën brenda 24 orëve sepse kishte fraktura të shumta në brinjë dhe shtyllë kurrizore. Bashkëshorti u arrestua nga policia.

Kurse prindërit e 23-vjeçares bëjnë apel që të ndihmohen me shpenzimet për të sjellë trupin e pajetë në Shqipëri, që të prehet këtu. Elena Alinj ishte nënë e një vajze 11 muajshe.

Marketing