Furgoni godet punëtorët e autostradës “Ibrahim Rugova”

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Marketing

Indeksonline mëson se një furgon ka goditur disa punëtorë që ishin duke punuar në mirëmbajtje të autostradës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Suharekës.

Mësohet se nga aksidenti ka të lënduar, por që ende nuk dihet se në çfarë shkalle janë lëndimet e të aksidentuarve.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës.

Marketing